Aktorja e njohur dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, është vlerësuar me një certifikatë për kontributin e saj të shquar në fushën e artit skenik dhe përkushtimin e saj në promovimin e kulturës shqiptare. Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Teatrin e Gjirokastrës, ku Egla ndau emocionet dhe mirënjohjen për këtë nderim.
Në postimin e saj në Instagram, Egla shkruan:
None found
“Të them e nderuar është vërtet pak për të shprehur mirënjohjen dhe emocionin e kësaj mbrëmje në Teatrin e Gjirokastrës.
Falenderoj Kudret Alikaj që ngjiti në skenë poezitë e të ndjerit Petrit Ruka, ishte nder për mua që t’i interpretoja.
Falenderimet e mia shkojnë gjithashtu për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Z. Dino Selimi, për këtë Çertifikatë Mirënjohje.”
Ky vlerësim nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër është një njohje për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe për arritjet e saj në avancimin e figurës së gruas në shoqërinë shqiptare.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…