“Buzëqeshje”, shkroi Nevina Shtylla në një foto të postuar në Instagram para disa ditësh kur pozonte krah këngëtarit të mirënjohur shqiptar Capital T. Fotoja u bë virale dhe të gjithë po mendonin të njëjtën gjë: një projekt i përbashkët. U tha se Nevina, e cila në moshën 16-vjeçare është shpallur edhe “Miss Shqipëria”, mund të jetë protagoniste në klipin e ri të Capital T.
Dhe duket se kjo hipotezë paska qenë mëse e vërtetë. Ka qenë vetë artisti ai që e ka konfirmuar këtë gjë ditën e sotme në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se ditën e nesërme në 17:00 do publikojë projektin e ri me titull “Buzëqeshje”, ku moderatorja do jetë protagoniste. Mesa kuptohet nga videoja e shkurtër bëhet fjalë për një këngë ritmike e cila me siguri do kthehet në hit si çdo këngë e Capos. Mezi po presim!
Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që…
Reperi i njohur Mozzik u vu sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit në rrjetet sociale të një ore luksoze…
Erion Veliaj u shkarkua sot nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Tiranë me 51 vota të Këshillit Bashkiak, ndërsa tashmë…
Ndryshime të furishme kanë ndodhur së fundmi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho, i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të mediave se ndodhej në…
Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i cili në skenën muzikore njihet me emrin Buta, po përballet me akuza serioze…