Pas deklaratës së Labit, ku ai foli hapur për krisjen e miqësisë me Dafina Zeqirin dhe mungesën e respektit, këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të fuqishëm që duket si përgjigje për moderatorin.
Në postimin e saj, Dafina shkruan:
“Udhëtimi im deri këtu ka qenë plot dashuri, mësime dhe rritje. Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë të historisë tënde, të rishkruajnë të vërtetën tënde apo të vënë në dyshim zgjedhjet e tua. Por ajo që kam mësuar është kjo: të mbrosh qetësinë tënde do të thotë nganjëherë të sillesh ndryshe, të thuash më pak dhe ta mbash rrethin të ngushtë. Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe kjo është në rregull.
Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë. Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam, dhe këtë energji dua t’ia përcjell fëmijës tim dhe të gjithëve ju:
Jini të mirë, por mos lejoni askënd t’jua zbehë dritën apo t’ju bëjë të ndiheni të vegjël. Do të flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë, Dafina.”
Dafina ka theksuar se ka lënë pas gjithçka që nuk i shërben dhe tani ka fokusin tek vetvetja dhe të ardhmen, duke nënkuptuar se është e gatshme të lë pas çdo situatë që mund të jetë negative.
Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi sekuestron mbi pasurinë e Artan Gaçit, vëndim i dhënë nga Apeli i Posaçëm.…
Murtaja e ruminantëve të vegjël, ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Lajmin…
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Franco Mastantuonos me një kontratë gjashtëvjeçare. Djaloshi i mrekullueshëm argjentinas i bashkohet klubit…
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për Kupën e Botës për Klube, duke theksuar tranzicionin si trajner nga Simone…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetues, Holta Zaçaj, ka reaguar për gazetarët sa u përket komenteve të kryeministrit Edi Rama, mbi kërkesën…
Pas nisjes së sulmeve të gjera ajrore ndaj Iranit, Izraeli ka marrë masa të jashtëzakonshme duke mbyllur të gjitha ambasadat…