Dy ish-konkurrentet e edicionit të dytë të “Big Brothet VIP”, Efi Dhedhes dhe Jori Dellit kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe pas mbarimit të spektaklit.
Vajzat shpeshherë kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre së bashku dhe takimet me njëra-tjetrën, duke treguar se kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.
Jori pas konfirmimit të lidhjes me reperin italian, Fred De Palma, është shpërngulur për të jetuar në Itali, ndërsa të shumta kanë qenë edhe udhëtimet e modeles drejt Shqipërisë.
Së fundmi prmes një postimi në InstaStory, Efi ka “thumbuar” me humor Jorin mbi udhëtimet e saj të shpeshta në Shqipëri.
“Kisha dy fjalë për atë Jori Dellin, si e ka ajo. Aman si bën edhe ajo kështu. E ka bërë Shqipërin-Itali si me qenë Tiranë-Durrës. Aman çfarë i duket vetja asaj”– tha ajo me një fytyrë i injoruese.
Të njëjtën video e ka postuar edhe Jori në faqen e saj të Instagram, ndërsa krahas saj shkruan: “O kafshë, të dua.”
Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…
Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi…
Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP…
Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë…
Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin…
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj…