Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i është përgjigjur komenteve për peshën e saj.
Krijuesja e hitit “Me Myself and I”, ka përqafuar çdo herë papërsosmëritë, duke u bërë kështu edhe avokuese në luftimin e paragjykimeve.
Kësaj here, ajo ka çuar një mesazh tejet kreativ ndaj personave të cilët e kanë quajtur “të shëndoshë”.
“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”, iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram.
Një artiste tejet e talentuar, Bebe Rexha e cila është po ashtu një kompozitore shumë e talentuar, është në mesin e shqiptarëve të shumtë që kanë vulosur emrat në industrinë globale të muzikës.
Këngëtarja njihet për hitet e panumërta dhe projektet që prekën thellë tematika të shumta shoqërore.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), kanë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në…
Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga…
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre…
Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut…
Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do…