Angelina Jolie tërhoqi të gjithë vëmendjen të enjten, kur u fotografua gjatë mbërritjes në aeroportin JFK të Nju Jorkut, e veshur me një kombinim elegant në ngjyrë krem.
None found
Aktorja e njohur e Hollywood-it kishte zgjedhur një bluzë mëndafshi me jakë të hapur dhe një fund të gjatë. Pamjen e kishte plotësuar me këpucë të zeza të sheshta dhe një çantë të madhe të zezë, ndërsa në dorë mbante telefonin.
Teksa përshkonte terminalin, 51-vjeçarja shoqërohej nga një pjesëtar i shërbimit VIP të aeroportit dhe mbante syze të mëdha të errëta. Jolie njihet për qetësinë që ruan edhe kur gjendet mes turmave të fansave.
Disa ditë më herët, ajo ishte e pranishme bashkë me vajzën e saj, Zahara, në premierën në Nju Jork të filmit të ri, Without Blood. Gjatë mbërritjes, aktorja u përpoq të qetësonte fansat dhe personat që kërkonin autografe, ndërsa në pamjet e shpërndara prej tyre duket se u kërkoi të ndalonin.
Kohët e fundit, Jolie është parë edhe pranë dritares në katin e dytë të Atelier Jolie, shtëpia e saj e modës dhe kolektivi krijues që ndodhet në ambientet e ish-studios dhe banesës së artistit Jean-Michel Basquiat.
Në intervistën e botuar nga L’Officiel USA më 9 shtator, ajo deklaroi se dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë një jetë më nomade, tashmë që binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, kanë mbushur 18 vjeç.
Sipas Jolie, ajo po kalon “fundin e një periudhe të caktuar” të jetës së saj.
BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri…
Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…
Zhvillimet lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, u diskutuan në studion e emisionint “Zonë e Lirë”, ku…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse…