Prej disa vitesh, fansat dhe kolegët po kërkojnë rikthimin e Flor Mumajesit në muzikë. Kantautori mungon prej shumë kohësh, duke u shkëputur jo vetëm nga muzika, por edhe nga jeta aktive dhe kontaktet me miqtë e tij. Vetëm pak kohë më parë, u përfol se ai ishte duke u përgatitur për një rikthim, me një koncert të tij.
Flori ka gati një sërë këngësh, që pritet të lançohen së shpejti. Një koncert, duket se do të jetë eventi që do të sjellë edhe njëherë në skenë Florin. Kënga e famshme, “Pa jetë” pritet që të ketë një variant të ri, të ribërë, duke qenë vetëm një nga këngët e ribëra prej tij. Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.
None found
Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por duket se ky rikthim, ende nuk është gati, pasi artisti ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të rivijë përpara publikut.
Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për karrierën e saj, përjetimet pas skenës dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë. Edhe pse vitet e fundit është distancuar nga jeta artistike, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura e më karizmatike të shoubizit shqiptar. Me një karrierë që nisi herët dhe me hite që u kthyen në himne të një brezi të tërë, ajo ka arritur të ruajë lidhjen e saj me publikun përmes natyrshmërisë, humorit dhe energjisë pozitive që e karakterizon. E pyetur nëse planifikon të rikthehet me një këngë të re, Çiljeta u shpreh me sinqeritetin që e dallon: “Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”
Me plot humor, ajo shtoi se vetëm Flori di t’i sjellë në jetë këngët që përfaqësojnë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare”.
Këngëtarja tregoi se ka tentuar të komunikojë me producentin e njohur për një rikthim të mundshëm: “I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej”.
Dashur pa dashur, këngëtarja ka konfirmuar atë që prej kohësh përflitej, shkëputjen e raporteve që Flori ka edhe me miqtë që dikur i ka pasur të afërt. Ndërkohë, deklarata e saj konfirmon edhe faktin se rikthimi i tij do të marrë sërish shumë kohë.
Në territorin e vendit deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësirë të hapur, nga…
Me rastin e festës kombëtare 2 Gusht – Ilinden, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për faljen e gjithsej 25 personave…
Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI), duke…
Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të…
Parandalohet krimi në Divjakë! Policia e Divjakës mori njoftim se, në një lokal në pronësi të shtetasit Z. K., 50…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë pritjes tradicionale për mërgimtarë të mbajtur dje. Përmes…