showbiz

Fletorja e vjetër e Lil Wayne me tekstet e tij del në ankand për pesë milionë dollarë

Një fletore e vjetër lirike që i përkiste Lil Wayne do të shitet në ankand me një çmim fillestar prej pesë milionë dollarësh.

Fletorja e përdorur nga reperi amerikan kur ishte 17 vjeç në vitet ’90 përmban tekste të këngëve “Grown Man” nga albumi “Tha Carter II”, si dhe “We on Fire” nga Hot Boys dhe një shkarravinë.

Të lidhura

None found

Çmimi prej pesë milionë dollarësh ka një histori. Fletorja u zbulua nga një burrë i paidentifikuar në një makinë që më parë ishte në pronësi të partnerit të reperit, Cash Money Records. Ai e mbajti fletoren deri në vitin 2019, kur e shiti për herë të parë në ankand për 250,000 dollarë.

Vetë Wayne u përpoq të bllokonte ligjërisht shitjen, duke pretenduar se fletorja kishte humbur dhe duke e akuzuar burrin se kishte fshehur sendin dhe e kishte nxjerrë në shitje kur kishte nevojë për para. Ai ndërmori gjithashtu veprime ligjore kundër Moments in Time për ankandin.

Burri u kundërpërgjigj ligjërisht duke argumentuar se kushdo që gjen diçka e mban atë dhe kërkoi nga gjykata që ta shpallte pronar ligjor të fletores. Reperi nuk u përgjigj asnjëherë, ndaj dhe gjykata vendosi kundër tij.

Shtëpia e ankandeve blen dhe shet letra, dorëshkrime, fotografi, artikuj shkencorë dhe vepra letrare të figurave të rëndësishme.

Lil Wayne është artisti reper më i diskutueshëm i të gjitha kohërave. Ai ka qenë një fans i madh i kryeministrit të Arabisë Saudite, Princit Mohammed Bin Salman Al Saud që kur reperi e vizitoi vendin në vitin 2020.

Shtëpia e ankandit nuk përjashtoi mundësinë që fletorja e reperit të ishte pjesë e koleksionit të Mohammed Bin Salman Al Saud.

https://x.com/Rap/status/1820464341302608110

 

të fundit

Strong love declarations from Vlora Hyseni for Ergys Agasi: I shut down all state radars for you darling, sleep easy dear, I love you…

Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe…

5 minutes ago

Helped Agasi flee, Embro Sulejmani and head of Scientific Police remain in prison

Janë lënë në burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi. Në GJKKO u mbajt sot seanca për…

6 minutes ago

Sot bëhen tre vjet nga vrasja e policit Afrim Bunjaku, Gjermania: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë pa zvarritje

Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë…

6 minutes ago

Kurti në Nju Jork: Kosova të marrë pa vonesë statusin e shtetit kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet pa vonesa të mëtejme statusi i…

6 minutes ago

First meeting of the 11th Legislature’s Presidency called

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten. Ftesa, deputetëve u ka shkuar nga kryetarja e legjislativit, Albulena…

8 minutes ago

Head of EULEX and foreign diplomats honor hero Afrim Bunjaku on anniversary of his death

Shefi i ri i EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, së bashku me ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe…

8 minutes ago