Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale për akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe për paketën e re fiskale të propozuar nga qeveria e Edi Ramës.
Në një videomesazh, ajo u ndal te shifra prej 1 miliard eurosh, e përmendur në kuadër të akuzave për abuzime me tenderat ndaj Ballukut. Për të ilustruar përmasat e kësaj shume, Ponari bëri një përllogaritje lidhur me mënyrën se si do të mund të shpenzohej ajo.
None found
Duke iu referuar deklaratës së Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, e cila akuzohet për abuzime me tendera deri në vlerën e 1 miliard eurove, Ponari theksoi se kjo shifër përfaqësohet nga njëshi me nëntë zero pas tij. Sipas llogaritjes së saj, një personi do t’i duheshin 55 vite për ta shpenzuar këtë shumë, nëse çdo ditë do të përdorte 50 mijë euro, pa bërë asgjë tjetër dhe pa i shtuar pasurisë së vet as edhe një cent. Ajo nënvizoi se gjatë gjithë këtyre 55 viteve, shpenzimi ditor do të duhej të ishte 50 mijë euro, duke e mbyllur reagimin me shprehjen: “Ejj…”.
Ponari kritikoi gjithashtu paketën e re fiskale të qeverisë, duke kundërshtuar çdo masë që do të rriste barrën e taksave për qytetarët.
Ajo e shoqëroi qëndrimin e saj me akuzën se propozimet për taksa të tjera po bëhen “me pafytyrësinë më të madhe”.
Ndër ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale përfshihet edhe taksimi i influencerave, një kategori që mund të preket nga masat e reja.
Nisma ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa disa kritikë e lidhin atë me klimën e tensionuar politike dhe protestat kundër qeverisë.
Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar…
Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion…
Ildi GrudaIldi Gruda e nisi me një dedikim të veçantë ndaj shokut të skuadrës, Eljon Sotës, fitoren që Egnatia arriti…
Sonda hapësinore Lucy e NASA-s ka arritur në grupin e asteroidëve trojanë që i paraprijnë Jupiterit, pas pesë vitesh udhëtim…
Ronald Araujo po përjeton një rilindje në karrierën e tij pas huazimit nga Barcelona te Liverpooli, ku mbrojtësi uruguaian është…
Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ironizuar akuzat për abuzime me tenderat ndaj ish-zëvendëskryeministres…