Pak çaste përpara se të largohej përfundimisht nga gara, Egli Tako u shpall fituese e çmimit “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania 4.
Megjithatë, ajo nuk arriti ta shijonte këtë moment, pasi refuzoi të ngjitej në skenë për të marrë trofeun, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.
“Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë juria“, u shpreh Egli, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.
Vetëm pak minuta më vonë, një zarf i kuq njoftoi zyrtarisht largimin e saj nga shtëpia.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve.”
Ky vendim erdhi si një shok për banorët, të cilët nuk e kishin pritur një largim kaq të papritur.
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…
Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…
Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës…
"Skenari i errët në Maqedoni filloi me dhënien e licencës për Alta Bankën", tha nënkryetarja e LSDM-së Jovana Trençevska, duke…
Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…