showbiz

Fituesja e “Sanremos”, Angelina Mango po shihet si një nga favoritet e këtij viti për ta fituar “Eurovisionin”

Javën e kaluar është mbajtur edicioni i 74-të i festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo”, në Itali.

Mes shumë konkurrentëve, fituese u zgjodh artistja e re italiane Angelina Mango, e cila do të jetë njëherësh përfaqësuesja e Italisë në “Eurovision 2024”. Vetëm pak ditë pas shpalljes së aj si reprezentuese e shtetit italian, Angelina është bërë një nga favoritët për të fituar edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, i cili mbahet në Malmo të Suedisë.

Kënga e saj me titull “La noia” aktualisht është e dyta në bastet për fituesin e Eurovisionit, me 8 për qind shanse për të fituar – sipas atyre që luajnë bastet për festivalin evropian.

Përpara Angelinës aktualisht janë përfaqësueset e shtetit ukrainas, Alyona Alyona dhe Jerry Heil me këngën e tyre “Teresa and Maria”.

Me katër disqe të shpërblyera platin, dy të arta, turneun me bileta ta shitura, paraqitjet në krye të listave të shitjeve dhe disa nga këngët më të luajtura në radio, Angelina Mango ishte një nga yjet që “shpërtheu” gjatë vitit 2023 në Itali.

Shqipëria përndryshe përfaqësohet sivjet në Eurovision, nga këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, me këngën “Zemrën n’dorë”.

të fundit

Parashikimi i motit për sot, 15 janar 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.…

5 minutes ago

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

8 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

8 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

8 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

9 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

9 hours ago