Categories: showbiz

Fiori Dardha në pritje të ëmbël? Reagon moderatorja

Mjaftoi një foto e publikuar në rrjete sociale, që të gjithë të dyshonin se Fiori Dardha ishte në pritje të fëmijës së dytë. Moderatorja ndau në Instagram një foto me djalin e saj, Abelin, në të cilën ajo dukej më e shëndetshme dhe dallohej një “hije” barku të rrumbullakosur. Ndjekësve të Fiorit kaq ju desh dhe të gjithë nisën nga komentet për shtatzëninë e saj të dytë.

“Po ty sikur te paska rene nje nur shtatzenie???”

Të lidhura

None found

“Fjori shtatzene? ????”

“Si shtatzan dukesh. Ishalla te jesh se femijet jan bekim ????❤️❤️”

“Po presim ndonje te re nga ty??”

“Po m’dukesh shtatezene, me plot nur e bukuri, mbase vajze tani!!!”- ishin disa prej komenteve.

Por Fiori nuk ka lejuar që këto komente të vazhdojnë më tej dhe ka treguar se si qëndron e vërteta. Ajo ka publikuar në Instagram një foto dhe ka ftuar ndjekësit ta pyesin për çdo gjë, por vetëm për shtatzëninë jo, sepse ajo nuk është në pritje të ëmbël.

“Ju pyesni – Unë përgjigjem. P.S: Nuk jam shtatzënë!”, shkruan Fiori.

Në janar të këtij viti, moderatorja humbi personin e saj më të shtrenjtë. nënën e saj. Fiori kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të. Lajmin e ndarjes nga jeta të nënës e dha vetë Fiori me një postim prekës në rrjete sociale.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, shkroi Fiori.

të fundit

Mourinho vendos fatin e tre talenteve te Reali, revolucioni nis nga akademia

Jose Mourinho ka nisur të formojë skuadrën e Real Madridit për sezonin e ri, me Franco Mastantuonon dhe Raul Asencion…

43 seconds ago

Osmani sjell në kujtesë fitoren në Hagë: Publikon imazhe nga vendimi i GJND-së për Kosovën

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 korrikun 2010, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konstatoi se shpallja e pavarësisë së... [...]Read More...

4 minutes ago

Valon Zeqiri: Uji i Tetovës i sigurt për t’u pirë, analizat ditore e vërtetojnë

Drejtori i NPK "Sharri" Valon Zeqiri, sot tha se uji në Tetovë është i pijshëm dhe u bëri thirrje qytetarëve…

9 minutes ago

Zbardhet dëshmia e babait të Elton Mermalit në gjyqin ndaj grupit të Laert Haxhiut: Detaje mbi jetën e të birit dhe lidhjen me të pandehurin

Babai i viktimës Elton Mermali, Kujtim Mermali këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën…

12 minutes ago

Ëndrra e Adeyemit për numrin 27 te Barcelona thyhet nga rregullat e La Ligës

Karim Adeyemi donte të vishte fanellën me numër 27 pas transferimit të tij te Barcelona, por rregulloret e La Ligas…

19 minutes ago

Vjedhjet e telefonave shtohen, a mund ta mbroni dot iPhone-in tuaj?

Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…

32 minutes ago