showbiz

Finalizohet divorci i Billy Ray Cyrus, ja sa para përfitoi ish-gruaja e tij

Martesa e Billy Ray Cyrus dhe Firerose ka marrë fund edhe ligjërisht. Divorci ka përfunduar 3 muaj pas kërkesës së këngëtarit e cila erdhi në më pak se një vit pas martesës për “diferencime të pakorrigjueshme”.

Ndarja nuk ka qenë e lehtë sepse të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzim verbal dhe emocional, thuhet në dokumentet e gjykatës. Gjithashtu në to shkruhet se Firerose nuk mori asnjë qindarkë.

Të lidhura

None found

Sipas një burimi, ky s’ishte problem për të. “Ajo zgjodhi të mos merrte asgjë që të mbyllte gjithçka me të dhe të largohej nga kjo situatë”, është shprehur një burim i afërt.

Në pjesën më të madhe, marrëveshja e divorcit parashikon që palët të mbeten me pasuritë e tyre respektive përpara martesës. Megjithatë, klauzolat tregojnë se babai i Miley Cyrus duhet të tërhiqet nga deklaratat se ka merita apo të drejta të plota në këngët që çifti shkroi dhe publikoi para dhe gjatë martesës.

Kërkesa për divorc e këngëtarit u bë vetëm disa ditë përpara se 37-vjeçares t’i duhej të bënte një ndërhyrje për të hequr të dy gjinjtë sepse ka gjenin BRCA, çka nënkupton se ka më shumë potencial për të shfaqur disa lloje kanceresh.

Për shkak të përmasave të divorcit, Billy Ray hodhi dyshime mbi këtë deklaratë dhe kërkoikartelën e saj mjekësore.

“S’ka asnjë dyshim se ajo do të divorcohej, por ishte më e rëndësishme për të që t’i jepte fund njollosjes dhe të ndalonte pështjellimin emocional kështu që mund ta mbyllte këtë kapitull dhe të shërohej e qetë”, shtoi burimi.

Nga ana tjetër, Billy Ray ka deklaruar se Firerose u martua me të vetëm për mbiemrin e tij.

të fundit

LSDM ngre dyshime për kontratën 13.2 milionë euro të EVN-së dhe lidhjet e rrjetit energjetik të Mickoskit

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2…

2 minutes ago

Protesta qytetare në ditën e 113-të, nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej” dhe kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e113-të e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas…

2 minutes ago

Regional elections in Germany: CDU suffers setback while AfD leads in the east

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani. [...] Read More... The…

18 minutes ago

Ukraine uses “Pelican” missile in Russia for the first time, Zelensky: We struck oil industry facilities

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë gjatë natës…

18 minutes ago

Former KLA member Blerim Hashani dies

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Hashani.…

19 minutes ago

Abdixhiku: Identifying the victims in Zubin Potok is an important step toward uncovering the crimes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve në Zubin…

20 minutes ago