showbiz

Filmi ndërkombëtar horror “The Sixth” xhirohet tërësisht në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media te Shpella e Gadimës

Kosova po bëhet sërish skenë e produksioneve ndërkombëtare me filmin e ri horror “The Sixth”, me regji nga Michael Caissie dhe producent Clayton Turnage nga Hollywoodi. Projekti është realizuar në bashkëpunim me kompaninë kosovare Kras Production dhe synon të promovojë vendin përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve unike, duke treguar potencialin e Kosovës si destinacion për produksione ndërkombëtare.

Filmi është xhiruar tërësisht në Kosovë, duke përfshirë lokacione si Trepça, Prishtina dhe Shpella e Gadimes, dhe është pjesë e një serie projektesh të producentëve kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi, të cilët vazhdojnë të sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë.

Të lidhura

None found

“The Sixth” është një film i zhanrit horror që kombinon elemente dramatike dhe thriller me lokacione natyrore dhe historike të Kosovës, duke ofruar një eksperiencë tërheqëse vizuale dhe emocionale për audiencën ndërkombëtare. Ky projekt tregon edhe mundësitë e jashtëzakonshme që vendi ynë ofron për produksione të mëdha dhe të profilit të lartë.

Producentët kosovarë po bashkëpunojnë ngushtë me ekipin ndërkombëtar për të garantuar një standard të lartë të produksionit dhe për të krijuar një film që të shërbejë si promovim i Kosovës në skenën globale të kinemasë.

Për të ndarë më shumë detaje rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, ekipi i filmit ka planifikuar një konferencë për media, që do të mbahet më 7 nëntor në Shpellën e Gadimes, në Lipjan. Në këtë ngjarje do të prezantohen regjisorët dhe producentët, si dhe do të diskutohen sfidat dhe eksperiencat gjatë xhirimeve në Kosovë.

Filmi “The Sixth” synon të vendosë Kosovën në hartën e kinemasë botërore, duke treguar se vendi jonë mund të jetë një destinacion ideal për produksione ndërkombëtare dhe projekte artistike me profil të lartë.

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

3 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

3 hours ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

3 hours ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

3 hours ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

3 hours ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

3 hours ago