showbiz

Filmi i ri ku merr pjesë, të gjithë vunë re tatuazhin e Brad Pitt për Angelina Jolie

Pak orë më parë u publikua teaser-i i parë i filmit të ri të Brad Pitt, me titull “F1”, i cili do të dalë në kinema në qershor të 2025. Kjo video e shkurtër nuk la të patrazuar as fansat e Formula 1 dhe as fansat e aktorit.

Ajo ku shumica e njerëzve u fokusuan ishte fotografia në të cilën aktori 61-vjeçar shfaqet gjysmë i zhveshur. Në këtë skenë Pitt është i shtrirë në një divan, i veshur nga beli e poshtë. Përveç trupit të tonifikuar mirë, fansat duket se i duan edhe tatuazhet e tij, të cilat janë jo pak.
Dhe e vërteta është, pavarësisht se aktori ka lënë histori si një nga meshkujt më simpatikë dhe më seksi në botë, ai nuk shfaqet shpesh pa rroba. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse fansat e tij ishin kaq të shqetësuar për tatuazhet e tij, veçanërisht për atë që përfshinte ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie. Po, po, nga një foto e cila po bën xhiron e internetit, fansat e tij vunë re datën e ditëlindjes së aktores (4 qershor), e vendosur në pjesën e poshtme të barkut dhe e cila, sipas Daily Mail, është e shkruar në gjuhën zyrtare të Kamboxhias, ku ka lindur fëmija i tyre i madh, Maddox.
Këto nuk janë tatuazhet e vetme që Pitt ka për familjen e tij. Ai ka një tjetër, që nuk shfaqet në trailer. Ai ka një kryq të gjatë që shtrihet nga kyçi i tij i djathtë deri te parakrahu. Në njërën anë të kryqit është shkronja A, për Angelina, ndërsa në anën tjetër ka inicialet e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Edhe Angelina Jolie gjithashtu ka tatuazhe kushtuar atij dhe fëmijëve të tyre.

Të lidhura

None found

të fundit

Protestë në Prishtinë pas vrasjes së grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nis protestën me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Protesta…

11 minutes ago

FIFA pranon kërkesën e AFA-së për të zbutur pezullimet pas përplasjes në finalen e Kupës së Botës

FIFA ka miratuar zyrtarisht një kërkesë strategjike nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) për të lehtësuar ndikimin e pezullimeve të…

11 minutes ago

Pamje satelitore pasqyrojnë shkatërrimin nga përmbytjet në Nepal

Imazhet satelitore kanë dokumentuar përmasat e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet katastrofike që goditën rajonin kufitar Nepal-Tibet më 26 gusht.…

12 minutes ago

Libohovë, 5-vjeçari rrëzohet nga tarraca e banesës, dërgohet për trajtim të specializuar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I.5 vjeç, është rrëzuar nga…

14 minutes ago

Catastrophic Flooding in Nepal, Tragic Death Toll Rises to 547, with 977 Missing

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka kaluar shifrën 500, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë përpjekjet për gjetjen…

17 minutes ago

25-year-old woman dies in hospital after suffering severe burns in fire at “Brooklyn” hotel in Vlora; she will be laid to rest today

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi, ka mbërritur sot nga Turqia në Durrës. E reja humbi jetën pas plagëve…

17 minutes ago