showbiz

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të Amerikës së Veriut, pavarësisht komenteve negative në internet.

Sipas të dhënave të Box Office Mojo, gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, filmi ka gjeneruar rreth 87.3 milionë dollarë në nivel global, ku pothuajse gjysma e kësaj shume vjen nga Amerika e Veriut.

Megjithatë, kjo shifër është nën pritshmëritë, veçanërisht duke pasur parasysh se buxheti i filmit raportohet të ketë tejkaluar 270 milionë dollarë.

Pavarësisht se pritej të ishte një sukses i garantuar, adaptimi i ri i animacionit klasik të vitit 1937 është përballur me polemika të shumta përpara premierës së tij.

Riadaptimi i filmit “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” u bë temë debati për ndasitë sociale dhe politike, madje edhe para se të jepej premiera në kinematë e botës.

Kjo përfshinte kritika lidhur me zgjedhjen e aktores Rachel Zegler, e cila ka prejardhje kolumbiane, në rolin e heroinës kryesore.

Gjithashtu, pati reagime të ashpra ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, si dhe ndaj komenteve pro-izraelite të aktores izraelite Gal Gadot, e cila luan rolin e Njerkës së Borëbardhës.

të fundit

Irani paralajmëron Europën, zyrtari iranian: Hakmarrja me sanksione për programin bërthamor nuk ka bazë ligjore

Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se rivendosja e sanksioneve do të krijonte ndërlikime të panevojshme dhe do…

23 minutes ago

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i…

47 minutes ago

Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të…

1 hour ago

Kim Kardashian prezanton koleksionin e çantave të shtrenjta që kapin shifrën e mijëra eurove

Kim Kardashian njihet për interesin e veçantë për veshjet e shtrenjta dhe çantat zënë një vend të veçantë në gardërobën…

1 hour ago

Koncerti i jashtëzakonshëm i Armend Rexhepagiqit në Prishtinë

Mbrëmja e së shtunës solli një nga ngjarjet më të veçanta muzikore të kësaj vere – koncertin madhështor të Armend…

1 hour ago

“Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta”, Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një konferencë për mediat komentoi përplasjen me Endri Shabanin, duke e ftuar…

1 hour ago