showbiz

Fiks Fare/ Ironizon Egla Ceno: Do bëj një këngë për të vetëshpallurit fitues

Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit  u hap ndryshe nga zakonisht. Dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno.

Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Të lidhura

None found

Fillimisht  Egla hyn në studio duke ndërprerë baletin e velinave të Fiksit dukë u futur në mes tyre dhe duke kërcyer twerk siç shprehet ajo “alla shekspiriane”.

Edhe pse me kushte fizike jo të mira pas incidentit që ndodhi natën e fitores së BBV3 ku u rrëzua, ajo kërceu.

Bisedën e nisi më ironitë e saj se edhe pa K-ra fitohet Big Brother.

”Fitohet edhe pa gjoks e vithe të bëra, sepse shqiptarët treguan duke më zgjedhur fituese se duan ende femrat e thjeshta me pizhame, madje meqë ra fjala s’i kam larë akoma”, shprehet ajo.

Pyetjes së djemve të Fiksit se tani u është rritur vlera mund të shiten 3 mijë euro, aktorja Ceno përgjigjet : I kam blerë 3 mijë lekë, do t’i shes!”

Për Fiksin Egla Ceno pranon se në BBV3  nuk është Egla e vërtet, por ka luajtur dhe aktruar. Marrëdhënien me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme  pranoi nën nota humori se janë ‘0’. Madje nuk kurseu as një thirrje publike për aktorin Julian Deda që nënkuptohet se as me të nuk ka komunikuar.

”Jul i sëmuri telefonohet sipas zakoneve tona e pyetet si je”.

Madje ajo tregoi edhe incidentin që i kishte ndodhur natën e fitores ku ishte rrëzuar dhe Juli nuk ia kishte kursyer batutën ”Kështu është kur e merr Big-un me hile”. Në lidhje me finalistin e tretë Romeo Veshaj, Egla pohoi se do vijë koha kur do sqarohen të gjitha gjërat pasi  ai të ftillohet.

Për jetën e saj përsonale si gjithmonë Egla Ceno është e rezervuar, por tregoi se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë  ”Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”, tha ajo me humor.

Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike, Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte.

Ajo që dëshiron më shumë ta bëjë në një kohë të shkurtër është  një këngë siç e quan ajo ‘diss’, pasi ka dëgjuar se këtë Big Brother e kanë fituar shumë persona njëkohësisht. ”Një diss do e bëja me kënaqësi, do e këpusja në mes për historinë e fitores së BBV3″, tha ajo

të fundit

Transmision manual apo automatik?

Kur blejmë një veturë, një nga dilemat kryesore është nëse duhet të zgjedhim ndërruesit manual apo atë automatike. Përgjigjja varet…

1 minute ago

Skandali Nvidia: Alice Huang nën hetim për spiunazh dhe kontrabandë çipash, dyshime për lidhje me Kinën

Një rrjet i gjerë lidhjesh mes biznesmenes Alice Huang, familjarëve të saj, kompanive që kanë siguruar procesorë të avancuar të…

2 minutes ago

Vllaznia synon vetëm fitoren kundër Partizanit në “Air Albania

Partizani - VllazniaVllaznia do të jetë në “aksion” ditën e sotme prej orës 18:30 kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”…

3 minutes ago

Prania Besnike/ Taulant Balla me shqiptarët në Athinë: Do i zgjidhim hallet e tyre

Përmes një reagimi, në rrjete sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh…

4 minutes ago

Van Dijk sinjalizon se mund të largohet nga Liverpooli në verë

Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…

13 minutes ago

Qendra Akuatike, nevojë e patjetërsueshme për notin kosovar dhe Prishtinën 2030

Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…

13 minutes ago