showbiz

Fifi i sulmoi pas daljes nga “Big Brother”, Arjola dhe Monika: Prisja të na përshëndeste (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në studion e madhe të “Big Brother VIP” ishte Fifi, e cila dy ditë më parë vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa u komunikoi banorëve vendimin e saj, këngëtarja e njohur u shpreh se po del pasi do që “të merret me veten”. Madje Sabianit, me të cilin ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt i tha: “Nuk po marr frymë”.

Të lidhura

None found

Ndërkohë gjatë spektaklit, Fifi u duk paksa e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe u kërkoi që të flisnin për gjërat që kishin thënë për të. Ajo kërkoi që të reagonte Arjola, Monika, Donaldi dhe Iliri, ku vetëm ky i fundit u sqarua me të.

Pasi ka përfunduar spektakli, Monika dhe Arjola kanë folur pikërisht për Fifin, ku shprehen se as nuk i përshëndeti:

Biseda me Arjolës dhe Monikës:

Monika: Unë prisja që ajo të më përshëndeste, të më thoshte Monika si je? Arjolë si ju kam? E prisja këtë

Arjola: Nuk ndodhi, nuk është ndonjë gjë e madhe tani

Monika: Unë e du fort

Arjola: Nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se përtej kësaj unë jam mërzitur shumë dje, edhe… s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se fjalët e tepërta janë varfëri.

Monika: Unë dje nuk kam qenë në terezi

Arjola: Pse ti mendon se nuk e kanë parë këtë njerëzit?

Monika: Nuk dua për njerëzit

Arjola: Më fal shpirt, lot gëzimi nuk kemi derdhur sigurisht, që jemi mërzitur unë akoma i kam sytë e ënjtur nga kjo gjë. Nuk është se kemi bërë dramë

Monika: Do preferoj më mirë kur të dal do ta takoj. Për mua ka rëndësi që ajo të jetë shumë, shumë mirë. Në qoftë se nuk i ka besuar ato fjalët e mia, unë ja kam bërë dhe e kam dashur me shpirt.

Arjola: Muhabeti që foli Fifi sot që tha pak pozitivitet, unë i kam thënë Ilirit këtu brenda, le të hidhet Einxhel, Donaldi, le të hidhet kushdo përpjetë, le ta analizojnë si të duan fjalën shok, se qenka krim me thënë e kam tjetrin shok.

të fundit

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e…

37 seconds ago

Live me Luizin”/ Fero rrëfen takimin me të bijën pas dy vitesh: E putha në ballë dhe u frikësova se mos më kishte harruar

Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e…

1 minute ago

Gjykata i jep Olivier Martinezit kujdestarinë fizike të djalit; Halle Berry nuk mund ta mbajë natën për momentin

Aktori Olivier Martinez ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, aktores Halle Berry, për kujdestarinë e…

2 minutes ago

Liverpool përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Federico Valverden

Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…

9 minutes ago

VIDEO/ Zjarr i madh në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, flakët lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…

14 minutes ago

Mucunski dhe Klein konfirmojnë thellimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetjen për rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

14 minutes ago