Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova feston ditën e sotme ditëlindjen.
Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush? Megjithëse nuk e tregon aspak moshën që ka, ju themi se Irma sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes.
None found
Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar në rrjetet sociale.
“Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura”, ishte ky një ndër urimet që këngëtarja mori së bashku me një tufë me lule.
Irma Libohova, jeton tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e saj.
Me zërin e vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Libohova, ka thënë se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo ka treguar më herët se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj.
Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme.
Manchester United ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Premierligës, pasi ka mposhtur Ipswich Town me rezultat 5-2,…
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka folur për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të…
Saliou Sembene te PartizaniPasi e ka mbyllur kapitullin me Partizanin, qendërmbrojtësi Saliou Sembene është shumë pranë kalimit te Dinamo [...]Read…
Shteti duhet t’i mbrojë të dhënat e të gjitha institucioneve “Pikërisht kjo është ajo kundër së cilës kundërshton LSDM-ja, ndërsa…
Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në…
Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga, pasi ka mposhtur bindshëm Malagën me rezultat 4-0.Skuadra e…