showbiz

Feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush Aleksandër Gjoka

Ishin vitet 80′ kur ai një adoleshent, me një pasion të madh për muzikën, me një kitarë të vjetër në dorë vraponte drejt Kodrave të Liqenit në Tiranë, aty ku kishte publikun e tij të dashur. Pak mund ta mendonin asokohe që ai djali i ri, me zë karakteristik, që i këndonte dashurisë në shkallët e Amfiteatrit të Liqenit, shumë shpejt do të kthehej në këngëtarin, që do bënte histori në muzikën shqiptare, do të ishte ai që do të hidhte themelet e rrymës rrok në vendin tonë të vogël.

Aleksandër Gjoka, një artist që ka ditur të ruajë vlerat e muzikës së mirëfilltë shqiptare, me zërin e tij karakteristik që herë pas here është quajtur si Vasco Rossi shqiptar, por që në fakt nuk ka asgjë më pak se i famshmi i italianëve, sot feston ditëlindjen e 63-të të jetës. Sandri (siç quhet mes miqsh) nuk numëron shumë klipe, e me siguri klikimet e këngëve të tij (një trend i artistëve të rinj, që jetojnë për ato kilikime), as që i sheh fare. Sepse siç ndodh gjithmonë për një artist të madh, ata janë përherë modest, përherë të heshtur përpara kompromiseve të të qënit shumë të ekspozuar si të famshëm.

Sot 63 vjeç, nuk e dimë se çfarë bilanci bën Gjoka në jetën e tij, nuk e dimë se nëse ka një peng, apo një dëshirë të paplotësuar. Por ajo që dimë me siguri është që ai muzikës shqiptare, i ka dhënë, i jep dhe do të vazhdojë ti japi shumë. Ne i urojmë ditëlindjen gjigandit të rrokut shqiptar dhe urojmë ta kemi sa më gjatë mes nesh, për të na treguar në çdo tingull të muzikës që bën, se çfarë do të thotë të bësh muzikë të vërtetë.

të fundit

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga…

9 minutes ago

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…

38 minutes ago

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…

2 hours ago

Parashikimi i motit 3 Gusht 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në…

2 hours ago

Horoskopi 3 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…

9 hours ago