Categories: showbiz

Feston ditëlindjen, Beatrix Ramosaj surprizohet me festën në mesnatë (VIDEO)

Beatrix Ramosaj sot feston 27-vjetorin e lindjes dhe këtë vit është më e lumtur se kurrë më parë. Vetëm para pak ditësh ajo shënoi një tjetër sukses të madh në karrierë. Artistja fitoi dy çmime në “Netët e Klipit Shqiptar”, “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”. Pikërisht me fotot më të bukura nga ky moment, Beatrixi ka shkruar dy fjalë për rastin e ditëlindjes së saj.

“Sot është 27-vjetori im i lindjes! Rritem një vit më shumë dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj se kam mësuar kuptimin e vërtetë ose versionin tim të kërcimit në shi”, shkruan Beatrix.

Të lidhura

None found

Ajo ka marrë qindra urime nga miq dhe njerëz të afërt, mes tyre ndër më emocionuesit ishte ai i vëllait të saj, Alban Ramosaj. Këngëtari ka postuar në foto me të motrën dhe i ka bërë një dedikim në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi. Motra ime e talentuar dhe e bukur. Të dua Beatrix Ramosaj”, shkruan Albani në urimin e tij.

Beatrix e ka pritur ditëlindjen në mesnatë me familjarët e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga festa në shtëpi, ku ambienti shihet i zbukuruar me tullumbace, lule të shumta dhe qirinj.

të fundit

Përmbytjet e mëdha në Francën veriore: evakuohen 450 persona, mbyllen shkollat dhe paralajmërohen reshje të reja

Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…

3 minutes ago

Aeroplani i vogël përfshihet nga flakët pranë autostradës në Meksikë, gjashtë persona shpëtojnë me lëndime të lehta

Një avion i vogël është rrëzuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Monterrey-t në Meksikë, duke përfunduar pranë një autostrade të frekuentuar…

3 minutes ago

Selmin Hoxha zgjedh të luajë për Kosovën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Selmin Hoxha që është pjesë e skuadrës së Zurichut ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, kombëtare…

4 minutes ago

Media gjigante pranë Barcelonës “lobon” për rikthimin e Rey Manajt te kampionët e La Liga-s? Ja çfarë shkruhet

Rey ManajNuk ka diskutime, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po përjeton momentin më të mirë në karrierë [...]Read More...

4 minutes ago

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkupi pasi i vuri flakën makinës së nënës së tij

MPB Maqedoni njofton se dje (19.11.2026), në orën 06:30, në rrugën "Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, nëpunës policorë të SPB…

5 minutes ago

Shkup, dogana ndal përpjekjen për të importuar ilegalisht 2.8 tonë kripë të pajodizuar

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje për importimin ilegal të 2.8 tonëve kripë të…

5 minutes ago