showbiz

“Fenomeni” DiCaprio, psikologia shpjegon pse aktori nuk krijon lidhje me vajzat mbi 25 vjeç

Edhe njëherë tjetër Leonardo DiCapiro është vënë në qendër të vëmendjes për jetën personale kaotike, teksa siç mund ta keni dëgjuar këtë javë, i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën 25-vjeçare Camila Morrone. Dyshja ishte bashkë për më shumë se 5 vite, megjithatë duket se u ndanë këtë verë dhe ndoqën drejtime të ndryshme në jetë.

Nuk kaloi aspak pa u vënë re nga fansat se ndarja u bë publike vetëm pak javë pasi Camila bëri 25 vjeç dhe siç është theksuar disa herë këto kohë, aktori fitues i çmimit Oscar, nuk ka pasur asnjëherë një të dashur, të paktën publikisht, që ka qenë më e madhe se 25 vjeç.

Të lidhura

None found

Publiku ka krijuar disa teori prej vitesh në lidhje me këtë fakt, se përse aktori ka bërë këtë zgjedhje, ndërsa tani një psikologe ka dhënë mendimin e saj për jetën e tij romantike. Emma Kenny, psikologe dhe personazh i njohur televiziv në Britani, thotë: “Ai është në një pozicion jo shumë të zakontë, që e lejon të zgjedhë të jetë me kë të dojë, derisa të mërzitet, ose derisa të kuptojë që partnerja dëshiron që të krijojë diçka më serioze si martesa apo të bërit fëmijë. Mosha e të gjthë vajzave me të cilat ai del dhe pika ku lidhjet e tij mbarojnë, rastësisht janë në pikën që përfaqëson këtë stad të jetës.”

Po ashtu ajo pretendon se Leonardo nuk ka “asnjë qëllim që të heqë dorë nga aventurat e tij” dhe nuk do “që të ndjekë rregullat e shoqërisë”.

Për ju që nuk e dini:

DiCaprio ka pasur një histori me modelen Gisele Bundchen kur ai ishte 24 dhe ajo 18. Ata u ndanë sapo modelja mbushi 23 vjeç. Më pas Leo nisi diçka me Bar Rafaeli në 2005 por marrëdhënia mbaroi sapo ajo mbushi 25. Aktori i “Wolf of Wall Street” kishte një lidhje me Blake Lively në 2011 kur ajo ishte 23 vjeç dhe po ashtu ka dalë me Erin Heatherton në 2012 kur ajo ishte 22. Një tjetër partnere e tij ishte Tori Garrn, në vitet 2013-2014, deri kur ajo ishte 21 vjeç. Kelly Rohrbach ishte 25 gjatë kohës që doli me DiCaprio-n, ndërsa Nia Agdal 24 dhe lidhja e tyre përfundoi në 2017 kur ajo mbushi 25 vjeç. Që nga ajo kohë ai ka qenë me Camilan që tashmë e dini si përfundoi.

të fundit

Skënder Hita dissatisfied with Shkodra Police, meets with structures: Stronger results are needed!

Këtë të martë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Shkodër, me strukturat e…

1 minute ago

Google introduces Gemini 3.8 Flash for programming, finance and cybersecurity

Google ka prezantuar Gemini 3.8 Flash, modelin më të ri të inteligjencës artificiale, i cili premton të kryejë detyra të…

2 minutes ago

Instituti i Shëndetit Publik: 139 banorët e Fushë-Arrëzit u helmuan nga uji i pijshëm! Shkak moszbatimi i praktikave higjieno-sanitare në rrjetin ujësjellës

Në një reagim pas kryerjes së analizave laboratorike, Instituti i Shëndetit Publik, ka konfirmuar se 139 qytetarët që u paraqitën…

2 minutes ago

Konstituimi i Kuvendit mes afatit të shkelur dhe rrezikut për zgjedhje të reja

Vazhdimi i seancës së konstituimit të Parlamentit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, më 09.09, pas disa ndërprerjeve për shkak të mungesës... [...]Read…

3 minutes ago

Angellov: Dje janë regjistruar 36 zjarre, rreziku edhe më tej i lartë

Rreziku i zjarreve në ambiente të hapura është ende shumë i lartë, paralajmëron Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim,…

3 minutes ago

IA parashikon rezultatin e duelit Real Madrid–Inter, ja skuadra favorite

Tifozët e futbollit në mbarë botën po numërojnë orët deri te përballja kryesore e xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve,…

7 minutes ago