Megjithse kanë kaluar shumë kohë që kur seriali është shfaqur për herë të fundit, dashamirësit e filmit komik i ruajnë ende të freskëta kujtimet e batutave dhe mund të habiten me disa fakte per moshën e aktorëve të grupit të famshëm nga New York.
Janë tashmë 20 vjet që kur Friends u mbyll në vitin 2004, dhe aktorja Jennifer Aniston – e cila është më e reja e grupit pas të ndjerit Matthew Perry – është tashmë 55-vjecare, kurse biondja Lisa Kudrow është 60 vjeç, llogarisin mediat.
None found
Por kjo nuk është një surprizë aq e madhe për fansat, para se një përdorues i vëmendshëm i internetit të shpërndante observimin e tij të habitshëm.
A e dinit se Courteney Cox dhe David Schwimmer, të cilët luanin rolet e personazheve motër e vëlla Monica e Ross, janë tashmë në të njëjtën moshë me atë të prindërve të personazheve kur nisi programi.
Jack e Judy Geller që luheshin nga aktorët Elliott Gould e Christina Pickles, janë shfaqur rregullisht në serial, edhe pse rrallë.
Gould është tashmë 85-vjeç kurse Pickles 89, që do të thotë se kur nisi seriali Friends në vitin 1994, ata ishin rreth 55 e 59-vjeç respektivisht.
Edhe Cox është më e madhe se David Schwimmer, dhe tani është 59 vjeçare.
Schwimmer, ndërkohë është 57-vjeç, dhe kjo e bën më të vjetër se sa ishte Gould kur luante rolin e babait të Ross.
Fakti nuk kaloi pa u vënë re nga komentuesit që shprehnin habinë e tyre.
“Sa shpejt ikën koha, nuk e dua këtë negativitet!,” komentonte një person.
Ndërsa një tjetër shtonte: “Ne të gjithë po plakemi po mirë që kishim serialin për shok kur ishim të rinj”.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…
Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…
Lutfi Dalipi është emri i ri që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, i cili po kalon…
Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Turqia, në kuadër të xhiros së pestë për…