showbiz

Eskalon situata në shtëpi, Laerti i bërtet Gjestit: Nuk e përfaqëson ti Kosovën

Që pas hyrjes së Gjestit në shtëpi, G Bani, Jozi dhe Amber kanë pasur disa “përplasje” me të dhe më e fundit ishte ajo e dy ditëve më parë.

Një fjalë e Gjestit për Valbonën, duket se ka “revoltuar” dhe Laertin, i cili në Prime-n e së martës i tha Gjestit se ai nuk e përfaqëson Kosovën.

Të lidhura

None found

Laerti: Ti tallesh me njerëzit. Ti provokon njerëzit. Po analfabetizmi yt… Nuk e përfaqëson ti Kosovën. Kosovën e përfaqësojnë martirët e UÇK-së. Turp. Tani flet me shumë logjikë. Kurse gjatë ditës në shtëpi sillesh jashtë koshit. Ti e ke prishur gjumin dhe gjumi është i shenjtë.

Gjesti: Mua po më përmendet familja.

Laerti: Kush është Valbona more vëlla?

Gjesti: Lëre UÇK-në. Për çfarë je duke folur?

Amber: Nëse më parë ka qenë problem G Bani, tani problem është Gjesti. E para duhet përkthim shqip-shqip, sepse nuk e kuptoj se çfarë thotë. Sa i përket fjalës, në momentin që e ka thënë Jozi, ai ka ardhur këtu të bëjë lojën e vetë dhe normalisht që do e përdorë. Por kjo nuk do të thotë që të kalojmë në terma të tjera. Kur kam ardhur këtu, kam gjetur njerëz qytetarë dhe që ja kanë kaluar mirë. Mendoj se ka kaluar faza e shakasë. Ajo e bërtitura ime aty… Ne jemi njerëz dhe reagojmë.

G Bani: I kërkoj vërtet falje familjarëve të Gjestit sepse nuk kanë lidhje me lojën dhe s’kanë asnjë faj. Kur po bëhej ky debat, e vetmja gjë që mua më interesonte ishte Loredana, e cila ishte e mërzitur dhe Gjesti që vazhdonte e përsëriste fjalën. Meqë gjuha që Gjesti përdor është ajo e të rinjve të Kosovës, ma thoni pak çfarë do të thotë fjala ‘snitch’.

Gjesti: Fjalën ‘snitch’ unë e përdor me shaka. Nuk e kam në kuptimin e spiunit.

G Bani: Në hip-hop, fjala ‘snitch’ përdorej për ata që përdhunonin nëpër burgje dhe spiunonin. Unë nuk jam nga ata që përdhunojnë. Në momentin kur shihem sikur kam për ta vrarë, ka nisur kur Gjesti ka mbyllur derën dhe unë e kam hapur me forcë dhe e vrava pak dorën, prandaj u duk ashtu.

Tags: gjestilaerti

të fundit

ASH: Dimitrievski ushtron më shumë ndikim në Qeveri, ndonëse ka më pak deputetë

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

53 seconds ago

Tragic accident in Kukës/ 46-year-old from Kosovo dies, his brother injured

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

5 minutes ago

Students demand Edi Rama’s resignation / Italian media outlet “Il Fatto Quotidiano”: Tirana in revolt!

Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

5 minutes ago

Chelsea synon rikthimin e Antonio Rüdigerit, i cili mund të largohet falas nga Real Madridi

Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…

17 minutes ago

Aksident tragjik në Kukës/ Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

25 minutes ago

Zbulohen formacionet e derbit Milan-Inter, ndryshime të papritura në të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…

35 minutes ago