Categories: showbiz

“Është tamam momenti”, pas dasmës së bujshme Rudina dhe Mark Frroku janë gati për fëmijë (FOTO LAJM)

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ku dhe dha disa këshilla për vajzat që do të martohen së shpejti.

Duke u bazuar në dasmën e saj të organizuar së fundmi me Mark Frrokun më e rëndësishmja për të ishte të mbante një palë atlete me vete, pasi do të jenë një shpëtim për këmbët.

Pasi dasma madhështore dhe e shumëpërfolur e aktores dhe Markut përfundoi, të gjithë janë kuriozë për planet e ardhshme për një fëmijë.

Rudina Magjistari: Ndërkohë, Rudinë, planet e tjera pas dasmës, natyrisht që kur urohen, themi “Të trashëgoheni!” E keni në plan së shpejti, ndoshta?

Rudina Dembacaj: Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.

Rudina Magjistari: Kështu që është në planet tuaja?

Rudina Dembacaj: Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të Dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime.

Rudina Magjistari: Pse duhet të ketë?

Rudina Dembacaj: Bëj shaka, realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”.

të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari përfundon në spital

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve…

42 minutes ago

Mbajti peng në shtëpi për tre ditë ish-gruan dhe fëmijët duke i kërcënuar dhe dhunuar, vihet në pranga 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan…

1 hour ago

Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar

Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë,…

2 hours ago

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përmbyset jashtë rrugës! Plagoset shoferi

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Burime për media…

2 hours ago

Hamasi: Do t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur…

2 hours ago

Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…

3 hours ago