showbiz

Ermal Fejzullahu tregon për herë të parë se është bullizuar për peshën: Jam trashaluq, por kam vlerat e mia

Për këdo që e mban mend këngëtarin Ermal Fejzullahu në fillimet e karrierës së tij, me siguri imazhi për djalin që prekte zemrat e të gjithëve me zërin e tij, ishte krijuar si një i ri i dobët, me shumë më pak kile se tani.

Por disa vite më parë pasi u bë baba Ermali shtoi ndjeshëm në peshë duke ndryshuar tërësisht. Këngëtari ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Barber shop” se është përballur me bullizmin për shkak të peshës. Teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem. Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë.

Por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashuluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu.

të fundit

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

3 minutes ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

12 minutes ago

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…

1 hour ago

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 hours ago

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…

2 hours ago

U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…

3 hours ago