showbiz

Erjola “shpërthen” ndaj Eglës me të bërtitura, pasi ia theu pjatën ku përgatiti tortë për babanë e ndjerë

Erjola në një nga mbrëmjet e emocionuara të “Big Brother VIP Albania” ndau një histori personale që preku thellësisht jo vetëm bashkëbanorët, por dhe shikuesit.

Ajo tregoi për humbjen e babait të saj, i cili ishte mbështetësi dhe miku i saj më i mirë, ndarje kjo që pati ndodhur kur ajo ishte ende e vogël.

Gjatë ditës së djeshme, në një moment të ndjeshëm dhe të ngarkuar me kujtime, Erjola përgatiti me shumë dashuri një tortë në kujtim të babait të saj të ndjerë. Ajo shprehu se kjo Ditë e Verës ishte hera e parë që po e festonte këtë ditë feste pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe pikëllimi.

Megjithatë, një gjest i papritur nga Egla bëri që situata të marrë një kthesë të hidhur. Pas një shkëmbimi të fjalëve, Egla theu pjatën me tortën dhe më pas, në një deklaratë që shtoi benzinë mbi zjarr, ajo u shpreh se kishte ngrënë tortën dhe se kjo nuk kishte asnjë lidhje me të.

Ky veprim e shokoi dhe e lëndoi thellë Erjolën, e cila nuk mundi të mbante nën kontroll emocionet e saj, duke “shpërthyer” në lot dhe të bërtitura. “O idiote, është torta e babait tim, o injorante, o vrer”, ishin fjalët e saj të trishta dhe të revoltuara ndaj gjestit të Eglës. Shprehja e dhimbjes së Erjolës kishte një rezonancë të madhe, duke treguar se kujtimet dhe dhimbjet e së kaluarës janë ende të gjalla dhe të prekshme.

Ky moment në “Big Brother VIP Albania” ka nxjerrë në pah jo vetëm ndjenjat dhe përjetimet e thella personale, por edhe mënyrat se si të tjerët, me veprimet e tyre, mund të prekin pa dashje plagë të vjetra dhe të ndjeshme.

 

të fundit

Horoskopi 10 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…

4 hours ago

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…

5 hours ago

Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…

5 hours ago

VIDEO/Shpërthen festa në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…

5 hours ago

Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…

6 hours ago

Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS

PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…

6 hours ago