Këngëtari i njohur Endri Prifti ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Ai e denoncoi në emisionin investigativ “Stop”, ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.
Nga ana tjetër, së fundmi ka reaguar ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, e cila shprehet se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.
None found
“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim. Apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtsisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe Endri Prifti nuk ka asnje te ardhur”, ka deklrauar Kolevica.
Kujtojmë që çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…
Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…
E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…
Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…