showbiz

Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja

Këngëtari i njohur Endri Prifti ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore. Ai e denoncoi në emisionin investigativ “Stop”, ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

Nga ana tjetër, së fundmi ka reaguar ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, e cila shprehet se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim. Apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtsisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe Endri Prifti nuk ka asnje te ardhur”, ka deklrauar Kolevica.

Kujtojmë që çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

të fundit

I nxehti “pushton” Europën, temperatura mbi 40 gradë

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius…

10 minutes ago

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

NJë zjarr masiv ka rënë paraditen e kësaj të shtune pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Siç shihet edhe në foto,…

48 minutes ago

Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe…

53 minutes ago

Partia Demokratike: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Partia Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së…

2 hours ago

Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Piña,…

2 hours ago

VIDEO/ SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (zbardhen përgjimet)

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime…

2 hours ago