showbiz

EMRI/ Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka rezultuar fatale për një prej të përfshirëve në ngjarje.

Sipas gazetës Sinjali, ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00, kur Policia u njoftua për një aksident me pasojë vdekjen. Viktima është identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i artistit dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të lënduar. Mjeku që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i plagosuri tjetër u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Sipas “Sinjalit” i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është shtetasi Gentonis Nikqi, i cili po hetohet nga autoritetet.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

të fundit

Horoskopi 27 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë…

1 hour ago

Pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i…

1 hour ago

Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës, Këlliçi: Tabaku dhe Alimehmeti u thirrën nga Berisha, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë…

2 hours ago

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen,…

2 hours ago

Tragjedi në familjen e Gjestit, ja çfarë postoi motra e tij në rrjetet sociale 20 orë para ngjarjes

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj të premte në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i…

3 hours ago

Netanyahu në OKB: Izraeli duhet të përfundojë punën kundër Hamasit

I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë…

3 hours ago