showbiz

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për fëmijë me titull “Perla dhe Dreri i Artë”. Në prezantimin e librit, Elia tha se projekti u realizua në një periudhë që ajo e përshkroi si një “kakofoni” në jetën e saj personale.

Gjatë intervistës ish-princesha u pyet për divorcin me Princ Lekën dhe mënyrën se si e ka përballuar këtë kapitull të vështirë. Elia foli me sinqeritet, duke thënë:

“E gjithë jeta ka sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrëzon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu, sa herë të ngrihet, të mos harrojë të ngrihet si njeri.”

Elia i dha fund martesës së saj me Princ Lekën pas një periudhe të tensionuar dhe përplasjesh që u bënë edhe publike. Megjithatë, aktorja ka gjetur forcën për ta kthyer dhimbjen në frymëzim, duke e kanalizuar energjinë e saj drejt krijimtarisë.

Libri “Perla dhe Dreri i Artë” është një tregim me mesazhe pozitive dhe mësimdhënëse për të vegjëlit, i cili reflekton imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autores.

të fundit

Horoskopi 22 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…

33 minutes ago

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

49 minutes ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

1 hour ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

1 hour ago

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën

Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…

2 hours ago

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili…

3 hours ago