showbiz

Eli Malaj tregon për ndarjen e prindërve e sakrificat e nënës:Ime më ishte burrneshë

Eli Malaj, ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e ndarjes së prindërve të saj dhe sakrificat që ka bërë nëna e saj për t’i siguruar një jetë më të mirë fëmijëve.

Eli ka rrëfyer se nëna e saj ishte vetëm 24 vjeçe kur u nda nga babai i saj. “Babai është martuar me një zonjë të mrekullueshme, bëri dy fëmijë, i rriti si drita, por nuk patëm fatin të njihnim njëri-tjetrin se janë rritur larg. Nuk jam e penduar, jetës kurrë nuk i dihet, por shyqyr që jam rritur me nënën”, tha ajo, duke treguar se ajo ka pasur një fëmijëri të vështirë, por të mbështetur nga një nënë e fortë.

Të lidhura

None found

Eli theksoi se nëna e saj kishte një edukatë të jashtëzakonshme dhe ishte një grua e fortë, të cilën ajo e përshkroi si “burrneshë”. Ajo foli me emocione dhe i dha lavdërime nënës për mënyrën se si ajo arriti të rrisë dy fëmijët e saj pa krijuar asnjë shqetësim për ta. “Nëna ime ka një edukatë dhe është pak t’i thuash burrneshë. 24 vjeçe dhe mos t’u sjellë asnjë shqetësim fëmijëve, sepse fëmija nuk mundet të zgjedhë, s’ka forcë, s’ka takat, vetëm nëna ime e ka bërë”, tha ajo.

Duke u prekur nga emocionet, këngëtarja shtoi se gjatë gjithë kësaj periudhe, ata u përballën edhe me përbuzje dhe fyerje nga disa anëtarë të familjes. Megjithatë, ajo tha se nëna e saj kurrë nuk e ka humbur krenarinë dhe ia ka dalë të rrisë dy fëmijët e saj me sakrifica të mëdha. “Nëna ime ishte zonjë, rriti dy fëmijë, ka shitur gjak, i binte të fikët në rrugë. S’e kam thënë asnjëherë në intervista, nuk është viktimizim. Kjo është çka kaloi nëna ime dhe nëna e shumëkujt, por sa nëna ka që vuajnë?”

Përmes këtij rrëfimi, Eli Malaj ka treguar një anë të panjohur të jetës së saj dhe ka nderuar sakrificat e nënës së saj, duke theksuar se ajo është një hero i vërtetë për të dhe shumë gra të tjera që kanë kaluar sfida të ngjashme.

Tags: eliprinderit

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

3 hours ago