showbiz

Elhaida Dani rrëfen si i ndryshoi jeta pasi iku në Itali: Jam rritur në një familje patriarkale, mendimi im nuk kishte rëndësi

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila në harkun kohor të pak viteve arriti që suksesin e arritur në skenën e “Top Fest” ta ngjiste në atë të “The Voice of Italy” ku u shpall fituese, për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”. Sot perfomon në skenat më të rëndësishme evropiane dhe ato botërore, por fillimi nuk ka qenë aq i lehtë për Elhaida Danin.

Ndërsa pritet të ngjitet në skenë në musical-in e famashëm “Notre Dame de Paris” me regji të artistit të njohur italian Riccardo Cocciante, ajo ishte e ftuar në podcast-in “Flasim” ku ka rrëfyer fillimet e saj aspak të lehta, duke nisur nga familja e cila ishte patriarkale, dhe sesi arriti të bënte ndryshimin më të madh të jetës kur iku në Itali.

Të lidhura

None found

“Me një fjalë është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtetë vetveten sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri. Më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19 vjeçare që vendosa të iki në Itali. Babai im, është e vërtetë që është patriarkal e fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha: “Nuk mund ta ndrydhësh. Është e pamundur. Është më e fortë sesa ajo vetë. Çfarë të ardhme mund t’i ofroj unë vajzës time që është më e mirë sesa ajo që mund t’i ofrojë vetë vetes së vet me talentin e saj.” Kështu që, në momentin që unë ika në Itali, jeta ime ndryshon totalisht.

Nga dikush që për atë realizoi çdo gjë nga familja e saj dhe vëllezërit e saj, në ato momente çdo vendim i jetës sime duhet të merrej nga unë. Madje, madje të jepja dhe këshilla dhe “urdhra” njerëzve që më rrethonin për të mirën time por unë nuk dija, nuk dija të jepja urdhra. Unë merrja urdhra. Dhe kjo ishte një gjë që më është dashur pak kohë, vazhdoj të më duhet kohë ta kuptoj dhe është një gjë që ndoshta më përpara nuk isha e lumtur që ishte pjesë e jetës time, por ky dyzim i këtyre dy stileve të jetesës më ka bërë atë që jam sot. E besoj që mund të marr më të mirën e të dyja botëve.”-tha Elhaida.

Tags: elhaida dani

të fundit

Horoskopi 19 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do…

4 hours ago

“Pse penguat Salianjin? Vetëm ai fitoi një bashki në 2023!”/ Abilekaj dhe Haxhiu debatojnë me Balliun për përjshtimin e Salianjit

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje…

4 hours ago

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Me tensione të ashpra është shoqëruar spektakli i kësaj të hëne në Ferma Vip. Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për…

5 hours ago

Balliu sulmon Salianjin: Në burg të bien flokët, atij i mbinë! Është jetik për pushtetin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për rikonfirmimin e…

5 hours ago

Kur u armiqësove me Beqirin dhe Agasin?! Endri Meksi flet për aferat e AKSH-it: Mendoj se Beqiri ka shantazhuar edhe Agasin!

Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit. I pyetur…

6 hours ago

Rekord historik për “Ferma VIP”/ Arbana Osmani zbulon shifrat marramendëse të shikueshmërisë

Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” ka çelur siparin në një frymë tërësisht të veçantë. Prezantuesja e formatit, Arbana…

6 hours ago