showbiz

Elgit Doda dhe Donald Veshaj miq të ngushtë, por si është marrëdhënia mes Kleas dhe Borës

Klea Huta ka qenë e ftuara e ditës së sotme në “Wake Up”. Në këtë bisedë, moderatorja është ngacmuar në lidhje me ngjashmërinë që shpesh është komentuar me Bora Zemanin.

E pyetur nga moderatori se a ka ndodhur që ta ngatërrojnë ndonjëherë me kolegen e saj, Klea u shpreh se edhe ka pasur raste.

Të lidhura

None found

Duke qenë se Elgit Doda, bashkëshorti i Kleas është shok i ngushtë me Donald Veshajn, partnerin e Bora Zemanit, Huta nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes nëse shkak i partnerëve të tyre edhe ajo dhe Bora gëzonin një “miqësi”.

Mirëpo, Klea ishte shumë e prerë kur u shpreh se ndonëse njihet prej vitesh me Zemanin, nuk ka një marrëdhënie shoqërore me të.

“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë,”-është shprehur ndër të tjera Klea.

Më herët, gjatë një interviste, moderatorja e njohur Klea Huta u shpreh se mëmësia është profesioni më i bukur në jetë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”-tregoi Klea.

të fundit

Përmbytjet e mëdha në Francën veriore: evakuohen 450 persona, mbyllen shkollat dhe paralajmërohen reshje të reja

Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…

3 minutes ago

Aeroplani i vogël përfshihet nga flakët pranë autostradës në Meksikë, gjashtë persona shpëtojnë me lëndime të lehta

Një avion i vogël është rrëzuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Monterrey-t në Meksikë, duke përfunduar pranë një autostrade të frekuentuar…

3 minutes ago

Selmin Hoxha zgjedh të luajë për Kosovën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Selmin Hoxha që është pjesë e skuadrës së Zurichut ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, kombëtare…

4 minutes ago

Media gjigante pranë Barcelonës “lobon” për rikthimin e Rey Manajt te kampionët e La Liga-s? Ja çfarë shkruhet

Rey ManajNuk ka diskutime, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po përjeton momentin më të mirë në karrierë [...]Read More...

4 minutes ago

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkupi pasi i vuri flakën makinës së nënës së tij

MPB Maqedoni njofton se dje (19.11.2026), në orën 06:30, në rrugën "Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, nëpunës policorë të SPB…

5 minutes ago

Shkup, dogana ndal përpjekjen për të importuar ilegalisht 2.8 tonë kripë të pajodizuar

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje për importimin ilegal të 2.8 tonëve kripë të…

5 minutes ago