Patjetër që çdo person që përdor rrjetet sociale është i njohur me personazhin e momentit në TikTok, Hatin. Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve.
Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.
Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e shtyn partnerin e saj të ngasë mbi normën e lejuar numërojnë me miliona views.
Burime ekskluzive për Albeu.com, bëjnë me dije se Hati dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia rrugore për shpejtësi në zonat e banuara.
Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.
Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara.
Siç duket, miliona ndjekësve të Hatixhes për disa kohë do i mungojnë videot virale nga makinat luksoze dhe aventurat e saj me shpejtësinë./albeu.com
@__hatiii Vrum vrum kawasaki😌🙈 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #adayinmylife #gclass #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨
Porsche po zgjeron funksionalitetin e kamerës së saj për vetura, duke e pajisur për herë të parë edhe me mundësinë…
Marcos Alonso ka zbuluar një nga pikat më të forta të Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës, por edhe mangësinë…
Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…
Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…