Në një rrëfim të sinqertë për “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ndau detaje të pathëna më parë rreth botëkuptimit të saj mbi dashurinë, lidhjet njerëzore, eksperiencën në Big Brother VIP dhe transformimin personal që ka përjetuar së fundmi.
Ajo pranoi se realiteti brenda shtëpisë së famshme është diçka që asnjë person nga jashtë nuk mund ta imagjinojë dot. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, kujtoi Egli, duke shtuar se i kishte premtuar partnerit të saj diçka dhe nuk do të tërhiqej, pavarësisht se e dinte që opinioni publik po e gjykonte.
None found
Gjatë bashkëbisedimit, ajo analizoi edhe mënyrën se si e koncepton dashurinë sot. “Në ditët e sotme njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën”, vuri në dukje moderatorja dhe ish-konkurrentja, duke theksuar se në një çift femra ka të drejtën të jetë më e përkujdesur. Sipas saj, “në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli” dhe ky parim duhet të përqafohet edhe nga partneri, pasi e bën atë më të plotë. Ajo kritikoi gjithashtu tendencën e shumë djemve për t’u mburrur me gjëra materiale për të tërhequr vëmendjen, në vend që të ndërtojnë një raport të mirëfilltë emocional.
Sa i përket anës fizike, Egli shpjegoi arsyen e braktisjes së formës së dikurshme shumë të tonifikuar. “Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tregoi ajo duke u ndalur te vendimi për ta zbutur pamjen e saj.
E pyetur për jetën e saj sentimentale, ajo nuk e fshehu se i mungon prania e një personi të dashur në fundjavë, por pohoi se nuk do të hynte kurrë në një histori dashurie vetëm për të mos qenë vetëm, nëse kjo nuk do t’i sillte gëzim të vërtetë.
SpaceX ka përfunduar një fluturim provë të mega-raketës së saj Starship, pas një përpjekjeje të dështuar për lëshim javën e…
Numri i të vdekurve nga tërmeti i dyfishtë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditi Venezuelën veriore më 24…
Google ka zbuluar Gemini 3.5 Flash Cyber, një model të ri të inteligjencës artificiale të specializuar në zbulimin dhe rregullimin…
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar një operacion të koordinuar me qëllim…
Më shumë se 200,000 njerëz në total janë evakuuar deri më tani në Francën jugperëndimore dhe Spanjën qendrore, ku po…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi sërish mediat gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet që feston…