showbiz

Egli Tako flet për ndarjen me aktorin Olsi Bylyku: Për hir të dashurisë zgjodha…

Banorja e “Big Brother Vip 4”, Egli Tako, e cila së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka folur për herë të parë për ndarjen me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.

Elgi Tako, është shprehur se pavarësisht fundit të marrëdhënies së tyre, ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.

Të lidhura

None found

“Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë kur njerëzit kur ju bën 1000 mijë të mira dhe ju bën 1 të keqe dhe mbajnë mend të keqen, unë kam zgjedhur të jem ky njeriu që do mbaj mend këto të mirat dhe atë të keqen do ta mbaj këtu në veten time gjithmonë”, tha këngëtarja.

Ndër të tjera, ajo shtoi se edhe pse lidhja e tyre ishte bërë publike, mbetet një ndjenjë private, të cilën, këngëtarja e konsideron “të shenjtë”.

“Është gjëja ime private, është marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Këtë e kam të shenjtë dhe do ta mbaj me veten time gjithmonë për respekt të pesë viteve që kam ngrënë dhe kam pirë dhe kam kaluar aq shumë kujtime të bukura dhe për hir të gjithë dashurisë. Unë kam këtë lloj konsiderate”, u shpreh Egli.

të fundit

Faton Ademi, kapiten i Kosovës U21 dhe pjesë e Bundesliga 2 në moshën 20-vjeçare – mesfushori synon Kombëtaren A

Faton Ademi po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në karrierë, teksa vetëm 20-vjeçari tashmë është kapiten i Kosovës U21 dhe…

8 minutes ago

NYT: Trump distancohet nga LaCivita dhe Blair pas punës së tyre për partinë e Dodikut në Bosnjë

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

14 minutes ago

Nxirret minatori i parë nga miniera e Trepçës, vijon shpëtimi i 63 të ngujuarve

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

15 minutes ago

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të Kosovës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

15 minutes ago

Nxirret një minator nga Trepça, ndërsa 62 të tjerë vijojnë të mbeten të bllokuar

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

16 minutes ago

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

27 minutes ago