showbiz

Egli sqaron arsyen e nominimit të Xumit: I kam thënë të gjitha

Vendimi i Eglit për të përfshirë veten dhe Xumin në nominim, pas shpërblimit të dhënë nga “Kutia e Pandorës”, ka sjellë tensione të mëdha mes tyre gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një përballje në spektaklin e sotëm, Xumi e shprehu shqetësimin se nuk është vetëm me Eglin në nominim, por edhe me Gjestin, duke pretenduar një aleancë mes të dyve. Megjithatë, Egli mohoi këtë gjë dhe tha se prezenca e Gjestit kishte përshpejtuar vendimin për të nominuar Xumin, duke thënë se ishte “pika e fundit që derdhi gotën”.

Të lidhura

None found

Pjesë nga debati:

Xumi: Ka pasur momente që më ngacmonte. Hidhte shikime tendencioze. Hidhnim batuta me njëri-tjetrin. Nëse Kutia e Pandorës do ishte para se të vinte Gjesti, jam shumë i sigurt që s’do më nxirrte mua në nominim. Egli, të gjitha daljet që kemi pasur në Prime, i ka shijuar dhe lutej të dilte sërish.

Egli: Për këtë temë, i kam thënë të gjitha. Unë nuk ia ndryshoj dot mendimet Xumit. Unë di të them që në asnjë moment nuk kam lidhur besë me Xumin.

Ledioni: A ka ndikuar prezenca e Gjestit?

Egli: Ka akumuluar edhe më tepër atë që ishte akumuluar. Ishte pika e fundit e ujit që derdhi gotën. Jam e lumtur me mundësinë që m’u dha. Kam kuptuar shumë. Kam kuptuar qasjen reale të konkurrentëve kundrejt meje, Aldos, Gertës, Loredanës, Jozit, G Banit, Valbonës, Klajdit. Hipokrizia më e madhe që ka ndodhur këto ditë ka qenë votimi.

Xumi: Nëse do kryqëzohem për gjërat më të bukura që ka njeriu në jetë, le të kryqëzohem

Egli: Një vajzë babai të kryqëzohet se nuk pranon t’i japë një shans një djalë…

Xumi: Nominimi nuk më duket i drejtë. Në momentin që kam dalë në nominim kundër dy personave (Eglit dhe Gjestit), i kam provokuar banorët u kam thënë a do ju marrë malli për mua. Në natën e dytë, u kam thënë të hyjmë në banjo të shkojmë të gjithë në nominim, doja të shihja kush ishte i gatshëm. Ditën që bëmë atë konferencën, nuk u surprizova nga askush.

Ledioni: Thua nuk do të bësh shokë, por do të kesh një njohje

Xumi: Janë dy gjëra të ndryshme. Kur unë e kam parë që më ka refuzuar, kam qëndruar në distancë. Jam zotuar që nëse fitoj çmimin e madh, 40% që i kam caktuar nënës sime, 20% do ia kaloj Eglit për babanë.

Tags: EgliXumi

të fundit

Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

12 minutes ago

Mustafi: Fitorja e studentëve në Serbi hap mundësi për shqiptarët e Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

16 minutes ago

Llapi dhe Prishtina zbulojnë formacionet për derbin e javës së 12-të në Superligë

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

18 minutes ago

Drita kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Vushtrrisë, publikohen formacionet

Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

24 minutes ago

Opposition calls for Gërvalla and Sveçla to step down despite Hoxha’s resignation

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

30 minutes ago

Sefer Isufi appointed military adviser to President Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

30 minutes ago