showbiz

Egli sqaron arsyen e nominimit të Xumit: I kam thënë të gjitha

Vendimi i Eglit për të përfshirë veten dhe Xumin në nominim, pas shpërblimit të dhënë nga “Kutia e Pandorës”, ka sjellë tensione të mëdha mes tyre gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një përballje në spektaklin e sotëm, Xumi e shprehu shqetësimin se nuk është vetëm me Eglin në nominim, por edhe me Gjestin, duke pretenduar një aleancë mes të dyve. Megjithatë, Egli mohoi këtë gjë dhe tha se prezenca e Gjestit kishte përshpejtuar vendimin për të nominuar Xumin, duke thënë se ishte “pika e fundit që derdhi gotën”.

Pjesë nga debati:

Xumi: Ka pasur momente që më ngacmonte. Hidhte shikime tendencioze. Hidhnim batuta me njëri-tjetrin. Nëse Kutia e Pandorës do ishte para se të vinte Gjesti, jam shumë i sigurt që s’do më nxirrte mua në nominim. Egli, të gjitha daljet që kemi pasur në Prime, i ka shijuar dhe lutej të dilte sërish.

Egli: Për këtë temë, i kam thënë të gjitha. Unë nuk ia ndryshoj dot mendimet Xumit. Unë di të them që në asnjë moment nuk kam lidhur besë me Xumin.

Ledioni: A ka ndikuar prezenca e Gjestit?

Egli: Ka akumuluar edhe më tepër atë që ishte akumuluar. Ishte pika e fundit e ujit që derdhi gotën. Jam e lumtur me mundësinë që m’u dha. Kam kuptuar shumë. Kam kuptuar qasjen reale të konkurrentëve kundrejt meje, Aldos, Gertës, Loredanës, Jozit, G Banit, Valbonës, Klajdit. Hipokrizia më e madhe që ka ndodhur këto ditë ka qenë votimi.

Xumi: Nëse do kryqëzohem për gjërat më të bukura që ka njeriu në jetë, le të kryqëzohem

Egli: Një vajzë babai të kryqëzohet se nuk pranon t’i japë një shans një djalë…

Xumi: Nominimi nuk më duket i drejtë. Në momentin që kam dalë në nominim kundër dy personave (Eglit dhe Gjestit), i kam provokuar banorët u kam thënë a do ju marrë malli për mua. Në natën e dytë, u kam thënë të hyjmë në banjo të shkojmë të gjithë në nominim, doja të shihja kush ishte i gatshëm. Ditën që bëmë atë konferencën, nuk u surprizova nga askush.

Ledioni: Thua nuk do të bësh shokë, por do të kesh një njohje

Xumi: Janë dy gjëra të ndryshme. Kur unë e kam parë që më ka refuzuar, kam qëndruar në distancë. Jam zotuar që nëse fitoj çmimin e madh, 40% që i kam caktuar nënës sime, 20% do ia kaloj Eglit për babanë.

Tags: EgliXumi

të fundit

Rezoluta e PPE, Berisha: Regjimi i Ramës dhe klika e tij u denoncuan si armiq të egër të votës së lirë

Ditën e sotme, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha, ndodhet në Librazhd për të prezantuar kandidatët…

33 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton kandidatët në Librazhd dhe Prrenjas: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë…

51 minutes ago

Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol (EMRI+FOTO)

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja…

1 hour ago

Egli sqaron një herë e mirë raportin me Gjestin: Më lini rehat…

Egli Tako, ish-finaliste e ‘Big Brother Vip Albania’, do të jetë e ftuara speciale në episodin e së dielës të…

1 hour ago

Edi Rama: Nuk kërkoj asgjë për veten time apo karrige, por kam një mision

Kryeministri Edi Rama, gjatë gjithë kohës kërkon ta shfaqë veten si një “Mesia”, shpëtimtarin e kombit shqiptar. Të njëjtën gjë…

2 hours ago

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Si nisi në vitin 1884 lëvizja për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim, lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar…

2 hours ago