Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, po përflitet së fundmi si një ndër emrat e mundshëm për të moderuar dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.
Në llogarinë zyrtare të emisionit në “Instagram”, është publikuar një foto me siluetën e një vajze misterioze, shoqëruar me pyetjen: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales“?
Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë pikërisht për Eglin, duke parë edhe afrimin e saj me ekranin pas daljes nga BBVIP.
Ky dyshim nuk vjen pa arsye: gjatë një bisede në “Post BBVIP”, Ledion Liço, i sugjeroi Eglit se e shihte me potencial për të qenë një moderatore e denjë për ekranin shqiptar.
Mesa duket, fjalët e Ledionit po marrin formë shumë më shpejt nga sa pritej.
Do të jetë Egli Tako fytyra e re e ekranit? Pritet konfirmimi.
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Delvinë, teksa gjatë pasdites flakët kanë përparuar në fshatin Kalasë. Burime bëjnë me…
Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reaguar pas ngjarjes tronditëse. Mësuesja Vali…
Shtatë kandidatët e mbetur në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar ditën e enjte dhe…
Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa shenja jete nga familjarët.…
Moderatorja Erjona Rusi ishte e ftuara e puntatës së fundit të këtij sezoni në emisionin që vetë ajo ka moderuar…
Një punëtor 58-vjeçar, Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan dhe ndodhet në spital. Për…