Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.
Sipas asaj që Prive ka raportuar këtë të diel, referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.
Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”. Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.
Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin. Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.
Tani, se sa të vërteta janë këto “thashetheme” nuk dimë t’iu themi, e deri në një reagim nga vetë vajzat nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!
Modelja dhe influencerja e njohur, Sara Kolami, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas publikimit të disa fotografive të reja…
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për…
Stresi ka ndezur rrjetin me një story të fundit në Instagram, ku ndan një bisedë private me dikë që i…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që…
Përvec korrupsionit dhe fshehjes së pasurise ndaj Ilir Metës është ngritur akuza e pastrimit të parave.Kjo veper penale sipas Spak…
Të paktën 112 persona u vranë në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total përtej një…