Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndezur sërish rrjetin me një përgjigje intriguese në “Instagram”. Gjatë një rubrike pyetjesh me ndjekësit, një fans e pyeti:
“Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”
Aktorja iu përgjigj me humor, por edhe me një notë misterioze:
None found
“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu.”
Ky reagim ka mjaftuar për të shkaktuar spekulime se Egla mund të rikthehet në “Big Brother VIP Albania 5”, qoftë si opinioniste, qoftë si pjesëmarrëse surprizë në shtëpi.
Pas fitores së saj, Egla është komentuar gjerësisht për karakterin e fortë dhe debatet e saj brenda lojës, ndaj një rikthim i mundshëm do të ishte një nga momentet më të shumëpritur të edicionit të ri. Fansat e saj në rrjete sociale tashmë po presin me kureshtje nëse kjo përgjigje ishte një shaka apo një paralajmërim i fshehtë.
Kujtojme se Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren për veprën penale të shpifjes ndaj moderatorit Saimir Kodra, pas deklaratave të saj gjatë pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother VIP Albania”. Në program, Ceno kishte rrëfyer se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderatori në vendin e punës, deklaratë për të cilën më vonë Kodra ngriti padi në gjykatë për mbrojtjen e reputacionit personal dhe profesional.
Vendimi i gjykatës, i dhënë në mungesë të aktores, parashikon që ajo të publikojë një përgënjeshtrim në një media kombëtare, si formë dënimi për deklaratat e konsideruara të pavërteta.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…