Transgjinorja e famshme nga Suhareka, Edona James, ka dhënë intervistën e saj të parë pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.
E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.
None found
“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100 për qind këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, u shpreh Edona.
Kështu ajo ka ngritur dyshimet mbi babanë e Lumit, ish-deputeti Salih Salihu, i cili ka lobuar mjaft shumë nëpër intervista që djali i tij të shpallet fitues.
“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervozë, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh’”, tha tutje James.
Edona e cila shihej si një nga konkurrentet më potenciale për të fituar këtë edicion të Big Brother VIP Kosova, befasish u gjend e para nga emrat e skualifikuar në finale, duke përfunduar e katërta në renditje,
Në vendin e tretë u rendit Shqipe Hysenja, gjersa vendin e dytë e zuri Blerando Lajçi.
Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…
Abissnet SuperioreNuk ka diskutime, Bernard Karrica po përjeton sezonin më të mirë në karrierë [...]Read More...
Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…