Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video dhe diskutime rreth Dolce-s, banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila për shkak të një bashkëpunimi mes formatit kosovar dhe atij italian udhëtoi për një javë drejt “Grande Fratello”-s. Fillimisht, produksioni i BBVK ua komunikoi banorëve se Dolce ishte larguar për një çështje familjare, pa dhënë detaje të tjera. Kjo i la të gjithë të habitur, sidomos Edin, me të cilin ajo kishte krijuar një romancë brenda shtëpisë.
Pas transmetimit të pamjeve nga hyrja e saj në “Grande Fratello”, u vu re se një nga djemtë e shtëpisë italiane e vëzhgonte Dolcen me interes, gjë që ndezi menjëherë xhelozinë e Edit. Kjo situatë, e kombinuar me reagimet e publikut, çoi në shpërndarjen e videove të edituara në rrjet, ku paraqitej sikur Dolce ishte puthur me një konkurrent brenda formatit italian.
None found
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe krijuan konfuzion tek publiku, por u bë e ditur shumë shpejt se ato ishin të krijuara me inteligjencë artificiale dhe nuk pasqyronin realitetin. Disa komentues ranë pre e këtij montazhi dhe reaguan negativisht ndaj Dolces, ndërsa të tjerë kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për përmbajtje të manipuluar digitalisht.
Ngjarja ka hapur diskutime të reja mbi rreziqet e videove të rreme dhe ndikimin që mund të kenë tek opinioni publik, sidomos në formate me ndjekje të madhe si Big Brother.
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mbështetjen e zhvillimit dhe fuqizimit të bizneseve në Kosovë, NLB Banka, në bashkëpunim…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë…
Fondi për sigurim shëndetësor lidhur me gjendjen me sigurimin shëndetësor në MPB kumtoi se statusi i sigurimit shëndetësor konstatohet përmes…
Kanë dalur detaje të reja nga vrasja që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Suharëkës. Sipas njoftimit nga Prokuroria…
Trabzonspor, Ernest Muçi Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trabzonspor ka ndarë një sërë sekuencash fotografish të shkrepura nga stërvitja…
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO),…