Shkurte Fejza, është një prej këngëtareve më të njohura të estradës shqiptare. Bashkëshorti i saj prej 37 vitesh është Hajrush Behluli.
Hajrushi dhe Shkurte Fejza janë nga i njëjti fashat dhe duket se kjo ka bërë që të kuptohen në mënyrën më të mirë dhe të jetojnë në harmoni.
Bashkëshorti është bërë mbështetja më e madhe gjatë karrierës së këngëtares, e madje e ka marrë edhe në menaxhim bashkëshorten e tij.
Ata kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare në profilet e saj në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ajo ka publikuar edhe një foto me Hajrushin në vitet e rinisë.
“I kam katër fëmijë. I pari është djali, të cilit ia kam vënë emrin nga rrënjët tona, Arbër.
E dyta është vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynë, Gresa. I treti lidhet me besën, pra quhet Besiana dhe fëmija i katërt e mban emrin e diçkaje që po agon, pra Agnesa. Secili nga këta emra ka kuptim dhe simbolikë në kohën kur kanë lindur.Jam e lumtur dhe jetoj në harmoni me ta. Të gjithë këta janë pasuria ime më e madhe”, ka thënë ajo./albeu.com/
Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, lidhur me lirimin e…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli këtë të martë detaje të reja nga…
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë…
Komisioni Europian i ka dhënë një shuplakë të fortë përpjekjeve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të…
Banorët e zonës së Thethit janë përplasur me policinë ditën e sotme pas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Mësohet se drejtuesi…