Egli Tako dhe Olsi Bylyku nuk janë më bashkë prej disa muajsh dhe ndarja e tyre ka bërë goxha bujë në portale. Si të mos mjaftonte kjo, çdo veprim i dyshes komentohet dhe sidomos deklaratat që ata bëjnë.
Së fundmi ndjekësve u ka tërhequr vëmendjen veprimi i Eglit. Ajo ka postuar në Instastory disa foto nga vera e vitit të kaluar, teksa ndodhej në Greqi me Olsin.
Postimin Egli e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.
Kujtojmë se gjatë intervistës në “Mos i Bjer me Top”, Egli tha se ka vendosur të shkëputet nga muzika pasi këngët e saj do të merren si dedikimin për ish-in, Olsi Bylykun.
“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, ishte deklarata e Eglit.
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë…
Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit…
Këtë të mërkurë, dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Juglindje të vendit për shkak të dëborës, fatmirësisht të…
Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje…
Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë…
Këtë të mërkurë, reshjet e borës janë rikthyer në Qarkun e Dibrës mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Bora…