Këngëtarja Greta Koçi festoi ditëlindjen. Ajo ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe mbushi ditën e djeshme plot 30 vjeç!
Për të festuar 30 vite jetë, artistja mblodhi bashkë të gjithë njerëzit e saj të zemrës.
Patjetër që nuk kishte si të mungonte në këtë festë as një dekorim i veçantë në ngjyrë rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit e artistes.
E menduar deri në detaje, ditëlindja e Gretës duket thjesht magjike. Dekorimi dhe çdo gjë e personalizuar e ka bërë më të veçantë ditën e saj të lindjes.
Në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi. Mosha e këngëtares Greta Koçi për një kohë të gjatë ka qenë një ndër batutat e preferuara të publikut shqiptar, pasi për disa vite me radhë Greta thuhej se mbushte 16 vjeç. Edhe këtë ditëlindje kjo batutë ishte në qendër të rrjetit, por duket se Greta e ka marrë me shumë sportivitet e madje qirinjtë në tortën e saj ishin me numrin 16.
“Më në fund Greta mbushi 16 vjeç”, shkruan Eni Koçi nga festa e të motrës.
Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit…
Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion policor me rrezikshmëri të lartë në Orikum, ku është arrestuar i shumëkërkuari Flodian…
Ditën e sotme, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të…
Këtë të hënë, ish-Presidentit Ilir Meta, do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, për dosjen e lobimit…
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar një ditë më parë nga policia në qytetin e…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta…