Kantautori britanik Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar i vitit 2023. Muzikanti ka kryesuar listën e muzikës për herë të shtatë në nëntë vjet.
Ai mundi megayllin Taylor Swift, e cila u rendit e dyta në listën e përpiluar nga kompania e licencimit të muzikës PPL.
None found
Sheeran tha: Faleminderit që më emëruat artistin më të dëgjuar për vitin e kaluar. Faleminderit ekipit tim, jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët e tjerë me të cilët punoni – jam i lumtur që ju merrni këtë mirënjohje.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ishte artistja e tretë më e dëgjuar në MB në vitin 2023, e nxitur nga suksesi i ‘Dance The Night’ nga kolona zanore e Barbie. Në vendin e katërt ishte DJ skocez Calvin Harris, i pesti ishte DJ francez David Guetta dhe në vendin e gjashtë ishte hitbërësi legjendar Sir Elton John.
Grupi i vetëm në top 10 ishte grupi rock Coldplay në vendin e shtatë, ndërsa ylli i Bedford, Tom Grennan është një hyrje e re në numrin tetë ndërsa ish-këngëtari i One Direction, Harry Styles zbarkoi në vendin e nëntë.
Kur bëhet fjalë për këngën më të dëgjuar, PPL vendosi këngën ‘Flowers’ të Miley Cyrus. Këto tabela ofrojnë një pamje të disa prej këngëve më të njohura që luhen publikisht në MB.
Renditja e këngëve më të dëgjuara:
Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me…
Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…
Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi…
KF Mitrovica po kalon një sezon të vështirë në kampionat, pasi pas 16 xhirove ndodhet në pozitën e fundit në…
Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut…
Ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë sot më 20 nëntor. Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë. Në këtë vend janë…