showbiz

E vërteta u zbulua, çfarë ndodhi mes Eglës dhe çiftit gjatë publicitetit në prime?

Vëllai i Madh ka zbuluar mbrëmë se si qëndron e vërteta e nominimit që bëri Egla Ceno gjatë prime-t të së martës, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa të gjithë mendonin se Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë në një televotim se kush do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP3”, në fakt ishte se kush do të zgjidhej finalisti i parë i këtij edicioni.

E publiku vendosi që aktori i njohur të shkojë që tani në finalen e madhe që do të mbahet më 25 maj.

Fillimisht Ledion Liço tha emrin e Romeos sikur do të dilte përfundimisht nga BBV, por kur shkoi në studio zbuloi se si qëndronte e vërteta. Nga ana tjetër, banorët panë një klip nga momenti kur Egla ka bërë zgjedhjen e saj.

Kur Veshaj po linte shtëpinë, Heidi shpërtheu në lot dhe iu kthye Cenos: “Je njeriu më i keq”.

Ndërkohë me t’u kthyer Romeo në shtëpi dhe pasi mori vesh që Egla e dinte shumë mirë se si qëndronte e vërteta e televotimit, vendosi që t’i kërkonte falje për të gjitha fjalët që i ka thënë gjatë këtyre ditëve.

Ndërsa menjëherë sapo u zbulua e vërteta dhe në kohën e publicitetit Romeo dhe Heidi kanë shkuar pranë Eglës, e cila ka refuzuar që t’i qëndrojnë pranë. Ajo iu është drejtuar duke iu thënë që të mos i rrinë afër, pasi nuk donte t’i shikonte për momentin.

Ndërkohë kujtojmë se Heidi do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

të fundit

Vetëm tetë ditë para fillimit të La Ligës, Barcelona ka ende shtatë lojtarë për t’u regjistruar

Të premten e ardhshme, më 15 gusht, fillon sezoni 2025-26 i LaLiga-s. Një ditë më vonë, Barcelona do të luajë…

11 minutes ago

E rëndë në Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete, për çfarë dyshohet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në fshatin Nënmavriq, Shkodër, ku një…

25 minutes ago

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sërish në rrjetet sociale video nga zgjedhjet e 11…

43 minutes ago

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës…

52 minutes ago

SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në…

1 hour ago

BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë…

2 hours ago