Ylli i “Harry Potter” Robbie Coltrane ka humbur jetën sot. Ai ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare.
None found
Menaxheri i Coltrane konfirmoi për “Associated Press” se aktori, më i njohur për rolin e tij si Rubeus Hagrid, vdiq në një spital në Skoci.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, fansat filluan të shkruanin për aktorin e ndjerë me origjinë skoceze në të gjithë mediat sociale.
“Jam shumë i trishtuar tani! Hagridi ishte një thesar për fëmijë dhe Robi e luante aq mirë. U prehsh në paqe njeri i mrekullueshëm!!!
Bashkë yjet e Coltrane në “Harry Potter”, duke përfshirë Daniel Radcliffe, kanë lëshuar gjithashtu deklarata emocionale.
Përveç rolit si Hagrid, Coltrane ishte i njohur edhe për rolin e tij si psikologu kriminal Dr. Eddie “Fitz” Fitzgerald në serialin televiziv britanik “Cracker”. Ai ka luajtur edhe në filmat e njohur si “GoldenEye” dhe “The World Is Not Enough”./albeu.com
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…
Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…
Paolo Bulgari, një prej emrave më të njohur të industrisë ndërkombëtare të bizhuterive luksoze, është ndarë nga jeta në Romë,…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…
Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…
Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të…